Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka dhënë deklarata të rëndësishme në konferencën për shtyp, duke sqaruar disa nga dilemat e skuadrës.
Flick: “Joan García është portieri ynë numër 1. Nuk kam asnjë qëllim ta ndryshoj këtë.”
Sa i përket sulmit, Flick theksoi rëndësinë e konkurrencës: “Në një klub si Barça është e rëndësishme të kemi një skuadër të fortë dhe konkurrencë, siç kemi me Ferran Torres dhe Lewandowski. Çfarë kam parë nga të dy në javët e fundit më ka kënaqur shumë.”
Trajneri foli edhe për rolin e Eric García si mesfushor defensiv: “Në ndeshjet e fundit me Eric si numër 6, gjërat kanë shkuar mirë. Mund të luajë përsëri aty, por do të shohim për Frenkie de Jong.”
Flick shtoi se skuadra duhet të përmirësohet vazhdimisht: “Nuk duhet të fokusohemi vetëm te fakti që jemi të parët në tabelë.”
Në fund, ai vlerësoi Marcus Rashford: “Është profesionist, me mentalitet perfekt. Pas një periudhe adaptimi, tani është në formë të mirë. Jam i lumtur me të, dhe ai është i lumtur këtu.”
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
12 Dhjetor, 2025 16:53
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.