Speci jalapeño: superushqimi pikant me përfitime të fuqishme shëndetësore

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 17 Dhjetor, 2025 21:13

Speci jalapeño: superushqimi pikant me përfitime të fuqishme shëndetësore

Speci jalapeño u zbulua për herë të parë nga Aztekët, të cilët nuk e konsumonin të freskët, por e tharin dhe e tymosnin për ta ruajtur. Sot, ky spec pikant është i njohur në mbarë botën jo vetëm për shijen karakteristike, por edhe për vlerat e tij shëndetësore.

Jalapeño përmban kapsaicinë, një përbërës aktiv që, kur konsumohet në mënyrë të moderuar, mund të shërbejë si aleat i fuqishëm për organizmin. Sipas platformës “Bright Side”, përfshirja e këtij speci në dietën e përditshme sjell disa përfitime të rëndësishme.

Përfitimet kryesore të specit jalapeño

Ndihmon në rënien nga pesha
Studimet tregojnë se jalapeño mund të rrisë djegien e yndyrës, të përshpejtojë metabolizmin dhe të ulë oreksin, duke ndihmuar në humbjen e peshës trupore.

Parandalon infeksione të ndryshme
Specat djegës kanë veti antimikrobiale. Jalapeño ndihmon në parandalimin e infeksioneve si dhimbjet e fytit, infeksionet e sinusit dhe prishjen bakteriale të dhëmbëve.

Lufton dhimbjet e migrenës
Kapsaicina përdoret edhe në formë spreji nazal, i cili sipas studimeve mund të lehtësojë ndjeshëm dhimbjet e migrenës dhe të kokës.

Ndihmon në kontrollin e diabetit
Është vërtetuar se kapsaicina mund të ulë nivelin e glukozës në gjak dhe të rrisë ndjeshmërinë ndaj insulinës, duke ndihmuar personat që vuajnë nga diabeti.

Ul presionin e gjakut
Studimet mbi kafshët tregojnë se kapsaicina ndihmon në relaksimin e enëve të gjakut, duke kontribuar në uljen e tensionit të lartë dhe lehtësimin e hipertensionit.

Flaka

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 17 Dhjetor, 2025 21:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?