Bologna do të përballet me Interin në ndeshjen gjysmëfinale të Superkupës së Italisë, dhe trajneri i ekipit, Vicenzo Italiano, ka dhënë mesazhin e tij të qartë: ekipi do të japë gjithçka për të avancuar në finalen e madhe.
“Bologna është aty sepse e meriton këtë vend, pas fitimit të Kupës së Italisë sezonin e kaluar. Pavarësisht humbjes së fundit në ligë kundër Juventusit, ekipi është i shëndetshëm dhe po i afrohet të gjitha garave me entuziazëm dhe besim. Jemi në rrugën e duhur,” tha Italiano.
Ai shtoi se Bologna është ndër ekipet më të mira në pjesën e dytë të sezonit, dhe çdo skuadër që do të përballet me ta do të duhet të japë maksimumin.
Ndeshja pritet të jetë një përballje e fortë dhe emocionuese, ndërsa tifozët presin me padurim për të parë se kush do të shkojë në finalen e Superkupës.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
18 Dhjetor, 2025 22:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.