E verdha e vezës, aleati natyral për bukurinë e lëkurës

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 25 Dhjetor, 2025 20:54

E verdha e vezës, aleati natyral për bukurinë e lëkurës

Përkujdesi për lëkurën e butë dhe të lëmuar është thelbësor për parandalimin e plakjes, veçanërisht në luftën kundër rrudhave. Edhe pse sot në dyqanet e kozmetikës dhe në farmaci gjenden produkte të shumta për kujdesin e fytyrës, disa përbërës natyralë vazhdojnë të mbeten ndër më efektivët.

Sipas raportimit të Klan Kosova, një nga metodat më të thjeshta dhe natyrale për pastrimin dhe ushqimin e lëkurës është përdorimi i të verdhës së vezës.

Vezët janë të pasura me proteina, yndyrna të shëndetshme dhe vitamina që i nevojiten lëkurës. Veçanërisht, e verdha e vezës përmban vitaminë D, vitaminë A dhe proteina, të cilat ndihmojnë në rigjenerimin dhe ushqimin e lëkurës.

Hap poret dhe pastron lëkurën

Përdorimi i të verdhës së vezës në fytyrë ndihmon në hapjen e poreve, largimin e papastërtive dhe i dhuron lëkurës shkëlqim e butësi.
Rrihni një të verdhë veze, shtoni disa pika lëng limoni për të neutralizuar aromën dhe aplikojeni në fytyrë. Mbajeni derisa të thahet dhe më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Ky trajtim rekomandohet të bëhet një herë në javë.

Ideale për lëkurë të thatë

Për lëkurën e thatë, kombinoni të verdhën e një veze me një lugë gjelle mjaltë dhe disa pika vaj bajamesh ose vaj ulliri. Aplikojeni përzierjen në fytyrë dhe mbajeni rreth 20 minuta, më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Ky trajtim mund të përsëritet 1–2 herë në javë.

Lëkurë më elastike dhe më pak rrudha

Aplikimi i rregullt i të verdhës së vezës ndihmon në përmirësimin e elasticitetit të lëkurës dhe në zbutjen e shenjave të plakjes. Mjafton të përdorni të verdhën e vezës të kombinuar me pak lëng limoni, maksimumi dy herë në javë, për një lëkurë më të re dhe më të lëmuar.

Kujdes: Këshillohet të mos përdoren vezët për kujdesin e lëkurës nëse jeni alergjikë ndaj tyre.

Flaka

63
SONDAZHI JAVOR

A mendoni se qeveria aktuale po bën mjaft për të përmirësuar gjendjen ekonomike dhe jetën e qytetarëve?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 25 Dhjetor, 2025 20:54

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.

Superkompjuteri parashikon fundin e Premier Ligës: Arsenal kampion, Wolves nën rekord

Real Madrid dhe Manchester City në garë për Michael Olise

Etta Eyong impresionon në AFCON, Barcelona dhe klubet e Premier League e ndjekin

Juventusi synon Tonalin, David mund të përdoret si pjesë e negociatave

Valë moti ekstrem në Itali gjatë Krishtlindjes, shpallet alarm i kuq dhe nisën evakuime

Incident i rëndë në Boden, disa persona të plagosur dërgohen në spital

Manchester United interesohet për Gallagher, Atletico kërkon 30 milionë euro

Bernardo Silva drejt Benficas, ndikimi i Jose Mourinhos vendimtar

Ekspertët paralajmërojnë: Dehidratimi në dimër mund të jetë më i rrezikshëm se në verë

Real Madrid synon Nico Schlotterbeck, qendërmbrojtësi i Dortmund në listën e tyre

David Alaba do të largohet pa pagesë në fund të sezonit

Oliver Glasner refuzon rinovimin me Crystal Palace, karriera e tij në udhëkryq

Lewandowski mund të largohet nga Barça për një ofertë luksoze nga Arabia Saudite

Man Utd planifikon të nënshkruajë Ruben Neves për të forcuar mesfushën

Mandarina, fruti që ndihmon në kurimin e anemisë dhe pastrimin e zorrëve

Juventusi dhe Barcelona ndjekin nga afër Marcos Senesin, qendërmbrojtësi i Bournemouth

YouTube fshin dy kanale të mëdha që publikonin video mashtruese të filmave me AI

9 ushqimet që ndihmojnë për një gjumë më të mirë natën

Maresca: “Estevao është tashmë ndër talentet më të mirë të rinj në botë”

Dhuratë për tifozët e Arsenalit: Kai Havertz rikthehet në stërvitje

63
SONDAZHI JAVOR

A mendoni se qeveria aktuale po bën mjaft për të përmirësuar gjendjen ekonomike dhe jetën e qytetarëve?