Al Ittihad ka vendosur të nxjerrë në shitje Mario Mitajn gjatë merkatos së dimrit, sipas informacionit të publikuar nga një gazetar në Arabinë Saudite, i cili ka cituar burime ekskluzive përmes rrjetit social “X”.
Klubi saudit ka marrë këtë vendim pavarësisht kontratës së mbrojtësit të majtë 22-vjeçar, e cila është e vlefshme deri në verën e vitit 2028. Në sezonin aktual, Mitaj ka zhvilluar 16 ndeshje zyrtare me fanellën e Al Ittihad, duke realizuar një gol dhe dy asistime, me një total prej më shumë se 1,300 minutash në fushë.
Mario Mitaj iu bashkua Al Ittihad në shtator 2024, fillimisht në formë huazimi nga Lokomotiv Moska. Më pas, klubi saudit aktivizoi opsionin e blerjes për një shumë rreth 4 milionë euro.
Mbetet për t’u parë se cili do të jetë destinacioni i radhës për futbollistin shqiptar, nëse largimi i tij zyrtarizohet gjatë kësaj merkatoje dimërore, ndërsa interesimi nga klube të ndryshme pritet të rritet në ditët në vijim.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
26 Dhjetor, 2025 19:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.