5 arsye pse ullinjtë janë një superushqim për shëndetin tuaj

Nëse dëshironi të ushqeheni shëndetshëm dhe të përfitoni vlera të larta ushqyese, ullinjtë janë një nga ushqimet që duhet të përfshini më shpesh në dietën tuaj të përditshme. Përveç shijes karakteristike, ata ofrojnë një sërë përfitimesh të rëndësishme për shëndetin.
Ja disa nga arsyet pse ullinjtë janë të dobishëm për organizmin:
1. Mbrojnë enët e gjakut dhe forcojnë imunitetin
Ullinjtë, veçanërisht ata të zinj, janë të pasur me antioksidantë që ndihmojnë në pastrimin e trupit nga substancat e dëmshme. Ata kontribuojnë në uljen e kolesterolit të keq dhe zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
2. Ndihmojnë në humbjen e peshës
Ullinjtë përmbajnë yndyra të shëndetshme, të nevojshme për organizmin, të cilat nuk depozitohen në indet yndyrore. Konsumimi i tyre ndihmon në ngopje më të shpejtë dhe është ideal si shtesë në vakte apo mes vakteve.
3. Lehtësojnë dhimbjet dhe ulin inflamacionin
Si ullinjtë, ashtu edhe vaji i ullirit, përmbajnë antioksidantë të fuqishëm dhe substancën oleokantal, e njohur për vetitë e saj anti-inflamatore, të ngjashme me efektin e ilaçeve kundër dhimbjes.
4. Përmirësojnë shëndetin e lëkurës dhe flokëve
Falë përmbajtjes së acideve yndyrore të pangopura, omega-3 dhe vitaminës E, ullinjtë ndihmojnë në hidratimin, ushqimin dhe mbrojtjen e lëkurës dhe flokëve, duke i mbrojtur edhe nga rrezet ultravjollcë.
5. Përmirësojnë tretjen
Ullinjtë janë të pasur me fibra, të domosdoshme për funksionimin normal të sistemit tretës. Një filxhan me ullinj të zinj siguron rreth 17% të nevojës ditore për fibra, duke ndihmuar në përshpejtimin e procesit të tretjes dhe pastrimin e zorrëve.
Flaka





















