Zyrtare nga Glasner: Marc Guéhi mund të largohet nga Crystal Palace që në janar

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 7 Janar, 2026 16:42

Zyrtare nga Glasner: Marc Guéhi mund të largohet nga Crystal Palace që në janar

Marc Guéhi mund të largohet nga Crystal Palace që në afatin e janarit. Lajmi është konfirmuar nga vetë trajneri i skuadrës londineze, Oliver Glasner, i cili ka pranuar se mbrojtësi anglez mund të shitet nëse vjen një ofertë e madhe, veçanërisht nga Manchester City.

Guéhi është jashtë kontrate në verën e këtij viti dhe interesimi i Manchester City është konkret, sidomos për shkak të emergjencës që kampionët e Anglisë kanë aktualisht në repartin e mbrojtjes qendrore.

“Kontrata e tij përfundon në verë dhe nëse dikush vjen me një ofertë, do të ketë një moment kur klubi duhet të vendosë. Çështja financiare ndonjëherë është më e rëndësishme se ajo sportive”, ka deklaruar Glasner.

Trajneri austriak theksoi gjithashtu se gjithçka do të varet nga dëshira e lojtarit dhe vlera e ofertës:
“Nëse lojtari thotë se dëshiron të largohet dhe nëse shuma e ofertës e kalon pragun e vendosur, atëherë kjo do të ndodhë. Nuk jam naiv të mendoj se nëse vjen një ofertë e madhe nga Manchester City dhe Marc dëshiron të shkojë, transferimi nuk do të realizohet”.

Situata e Guéhi pritet të jetë një nga temat më të nxehta të merkatos së janarit, me Crystal Palace që rrezikon ta humbasë falas në verë nëse nuk arrihet një marrëveshje këtë dimër.

Flaka

97
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 7 Janar, 2026 16:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
97
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?