Saliba ambicioz: “Jemi lodhur të mbyllim sezonin pa trofe, duam t’i fitojmë të gjitha”
Mbrojtësi francez i Arsenalit, William Saliba, ka dërguar një mesazh të fortë ambicieje për sezonin aktual, duke theksuar se skuadra synon të luftojë për çdo trofe të mundshëm.
Në një intervistë për CBS Sports, Saliba pranoi se është i lodhur nga sezonet pa suksese madhore dhe se objektivi i ekipit është të fitojë gjithçka.
“Jam i lodhur të mbyll një sezon pa asgjë në xhep. Ne duam t’i fitojmë të gjitha – FA Cup, Carabao Cup, Premier League dhe Champions League. Skuadra do të bëjë maksimumin për t’i arritur këto objektiva këtë sezon,” u shpreh mbrojtësi francez.
Ai foli edhe për partneritetin e tij në qendër të mbrojtjes me Gabriel Magalhães, të cilin e konsideron ndër më të mirët në botë, por theksoi se kjo duhet të vërtetohet me trofe.
“Për mua, po, kemi partneritetin më të mirë në botë, por duhet ta provojmë me tituj. Nëse themi se jemi më të mirët dhe nuk fitojmë asgjë, atëherë nuk ka asnjë vlerë,” shtoi Saliba.
Deklaratat e tij tregojnë qartë ambicien e Arsenalit për të thyer thatësirën e trofeve dhe për të synuar majat në të gjitha garat këtë sezon.
Flaka
















