Vedat Muriqi në qendër të merkatos – Fenerbahce tenton rikthimin

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 19 Janar, 2026 17:39

Vedat Muriqi në qendër të merkatos – Fenerbahce tenton rikthimin

Vedat Muriqi vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur këtë janar, jo vetëm për formën e tij të shkëlqyer në fushë, por edhe për ofertat që po merr. Sulmuesi kosovar ka shprehur dëshirën për të qëndruar te Mallorca, ku këtë sezon ka shënuar 14 gola në La Liga.

Megjithatë, ish-klubi i tij, Fenerbahce, nuk e ka hedhur poshtë idenë e rikthimit të tij në Stamboll. Sipas mediave turke, gjiganti i Stambollit ka bërë një ofertë të parë prej 12 milionë eurosh, ndërsa Mallorca kërkon 16 milionë euro.

“Jam i lumtur këtu dhe kam një kontratë. Kur një sulmues shënon shumë gola, vijnë oferta. Klubi do të vendosë për të ardhmen time, pastaj unë do të marr vendimin tim”, tha Muriqi pas het-trikut të tij kundër Athletic Bilbaos.

E ardhmja e tij pritet të vendoset brenda kësaj jave. Nëse qëndron, Muriqi mund të thyejë rekordin e Samuel Eto’o-s si golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas. Aktualisht ai ka shënuar 48 gola, vetëm gjashtë gola larg rekordit të kamerunasit.

Flaka

95
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 19 Janar, 2026 17:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
95
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?