Kobbie Mainoo vendos të qëndrojë te Manchester United

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 20 Janar, 2026 17:11

Kobbie Mainoo vendos të qëndrojë te Manchester United

Kobbie Mainoo ka vendosur të qëndrojë te Manchester United, duke fituar besimin e plotë të trajnerit Michael Carrick, raportojnë burime pranë klubit. Mesfushori i ri anglez nuk ka pasur kurrë në plan një largim të përhershëm nga “Old Trafford”, ndërsa ideja e vetme e diskutuar më herët ka qenë një huazim i drejtpërdrejtë, për shkak të minutave të kufizuara nën drejtimin e trajnerit Ruben Amorim.

Sipas informacioneve, Mainoo ishte i fokusuar kryesisht te aktivizimi i rregullt, zhvillimi profesional dhe përmirësimi i formës, veçanërisht në prag të Kampioantit Botëror që po afrohet. Mesfushori kishte zero paraqitje si titullar gjatë periudhës së Amorim, çka e kishte shtyrë të kërkonte më shumë hapësirë.

Situata ka ndryshuar ndjeshëm me ardhjen e Carrick, i cili e aktivizoi Mainoo-n si titullar në derbin e Mançesterit, ku lojtari pati një ndikim pozitiv. Paraqitjet e fundit dhe besimi i trajnerit të ri kanë bërë që 18-vjeçari të vendosë për vazhdimësinë te United.

Në ditët në vijim, kontrata e Mainoo-s pritet të jetë një nga pikat kyçe të diskutimeve mes palëve, teksa klubi synon të sigurojë të ardhmen e një prej talenteve më premtuese të akademisë.

Flaka

94
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 20 Janar, 2026 17:11
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
94
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?