Mes lotësh, Ter Stegen i thotë lamtumirë Barcelonës: Gjermani huazohet te Girona

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 21 Janar, 2026 16:57

Mes lotësh, Ter Stegen i thotë lamtumirë Barcelonës: Gjermani huazohet te Girona

Portieri gjerman Marc-André ter Stegen ka përjetuar momente tejet emocionale teksa i ka thënë lamtumirë bashkëlojtarëve dhe stafit të FC Barcelona, përpara se të bashkohet me Girona-n në formë huazimi deri në muajin qershor.

Ter Stegen u pa mes lotësh gjatë ditës së djeshme, ndërsa më pas i është drejtuar tifozëve dhe miqve të klubit me një letër emocionuese, ku ka shprehur mirënjohjen e tij për gati 12 vitet e kaluara në “Camp Nou”.

“Dita e nesërme ishte dita ime zyrtare e fundit këtë sezon me bashkëlojtarët dhe stafin e Barcelonës – dhe ndjenjat janë të përziera. Për gati 12 vite, ky klub dhe veçanërisht kjo dhomë zhveshjeje kanë qenë shtëpia ime”, shkruan portieri gjerman.

Ai thekson se Barcelona ka qenë vendi ku është rritur si futbollist dhe si njeri, duke përjetuar momente të paharrueshme, ndërsa shpreh krenarinë për faktin që ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.

“I jam thellësisht mirënjohës këtij klubi, këtij qyteti dhe këtij rajoni. Dashuria dhe mbështetja juaj nuk do të zbehen kurrë”, shton Ter Stegen, duke falënderuar bashkëlojtarët për vitet e përbashkëta, betejat dhe respektin.

Në fund, ai konfirmon se aventura e tij vazhdon në Katalonjë, këtë herë me Gironën, ku shprehet i entuziazmuar për sfidën e re dhe i uron Barcelonës suksese dhe trofe në vazhdim të sezonit.

“Shihemi së shpejti”, përfundon ai mesazh.

Flaka

11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 21 Janar, 2026 16:57
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
11
SONDAZHI

Cili është vlerësimi juaj për punën e Gjykatës Kushtetuese? 

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?