Brokoli: 4 arsye përse duhet ta shtoni në dietën tuaj
Brokoli është një nga perimet më të shëndetshme dhe një aleat i fuqishëm për trupin tonë. Ja katër përfitimet kryesore të tij:
1. Anti-inflamacion
Brokoli përmban kaempferol dhe sulforafan, substanca që ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit në trup dhe parandalojnë sëmundje muskulore e skeletore si artriti. Ai ofron gjithashtu mbrojtje për personat me alergji dhe gjendje të tjera inflamatore.
2. Përmirëson tretjen
Brokoli është i pasur me fibra – rreth 2 gram për porcion – dhe ka vetëm 30 kalori. Fibra ndihmon në largimin e toksinave, parandalon kapsllëkun dhe mbështet një sistem tretës të shëndetshëm.
3. Shëndeti kardiovaskular
Sipas studimeve, brokoli aktivizon prodhimin e thioredoxin, një substancë që mbron qelizat e zemrës, dhe përmban acid glutamik, i cili mund të ndihmojë në uljen e presionit të lartë të gjakut.
4. Anti-kancer
Brokoli përmban izitiocianate, substanca që stimulojnë prodhimin e kimikateve që luftojnë kancerin. Studimet tregojnë se konsumimi i brokolit mund të ulë rrezikun e kancerit të zorrës së trashë, fshikëzës, prostatës, vezoreve dhe gjirit. Është e rëndësishme që brokoli të gatuhet lehtë (3-5 minuta) për të ruajtur këto përbërës të fuqishëm.
Brokoli nuk është vetëm i shijshëm, por edhe një përforcues i fuqishëm i shëndetit – një arsye më shumë për ta integruar në vakte të përditshme.
Flaka
















