Benzema pranë transferimit te Al Hilal, negociatat në fazën finale

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 2 Shkurt, 2026 21:00

Benzema pranë transferimit te Al Hilal, negociatat në fazën finale

Karim Benzema është shumë pranë një transferimi surprizë brenda Arabisë Saudite. Sipas burimeve pranë negociatave, sulmuesi francez ka pranuar ofertën kontraktuale të Al Hilal, ndërsa bisedimet mes Al Hilal dhe Al Ittihad ndodhen në fazat përfundimtare për të marrë dritën jeshile për realizimin e marrëveshjes.

Palët janë duke diskutuar detajet finale që do të mundësonin lëvizjen e Benzemës nga Al Ittihad drejt rivalëve të drejtpërdrejtë, Al Hilal. Nëse gjithçka mbyllet sipas planit, zyrtarizimi pritet në orët apo ditët në vijim.

Transferimi i mundshëm i fituesit të Topit të Artë 2022 do të përbënte një nga lëvizjet më të bujshme në historinë e futbollit saudit, duke forcuar edhe më tej projektin ambicioz të Al Hilal, i cili synon dominimin në skenën vendore dhe ndërkombëtare.

Burime pranë klubit flasin për një marrëveshje tashmë të arritur me lojtarin, ndërsa pritet vetëm miratimi përfundimtar mes dy klubeve, çka mund të hapë rrugën për një “here we go” në çdo moment.

Flaka

94
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 2 Shkurt, 2026 21:00
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
94
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?