Shëndeti i syve fillon nga dieta – këshillat e ekspertëve
Burimet e yndyrave të pangopura dhe acidet omega-3 ndihmojnë në mbrojtjen e shikimit, sipas dy studimeve australiane të publikuara në revistën “Archives of Ophthalmology”. Studimet tregojnë se këto lëndë ushqyese ndihmojnë në parandalimin e degjenerimit të makulës, ndërsa acidet trans-yndyrore kanë efekt të dëmshëm për syrit.
Makula, pjesa qendrore e retinës, është përgjegjëse për mprehtësinë e shikimit. Me kalimin e moshës, si dhe për shkak të faktorëve të tjerë si pirja e duhanit dhe predispozita gjenetike, në retinë mund të grumbullohen shtresa që shkaktojnë turbullim të fushës qendrore të shikimit.
Një nga studimet ndoqi 2.500 persona për 10 vjet dhe zbuloi se:
- Konsumimi i peshkut një herë në javë zvogëlon rrezikun e degjenerimit të hershëm të makulës për 31%.
- Ngrënia e arrave, farave, lajthive dhe bajameve disa herë në javë redukton rrezikun për 35%.
Studimi tjetër, me 6.700 persona të moshës 58–69 vjeç, tregon se konsumimi i vajit të ullirit mbi 100 mL në javë ka gjithashtu efekt mbrojtës ndaj dëmtimit të makulës.
Ekspertët këshillojnë që përveç kontrolleve rutinë tek okulisti, të ndiqni një dietë të balancuar, e pasur me yndyra të shëndetshme dhe omega-3, për të ruajtur shikimin dhe shëndetin e syve.
Flaka
















