Me sukses u zhvillua “Kupa e Gostivarit në Mërgim 2026” në Zvicër

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Shkurt, 2026 12:17

Me sukses u zhvillua “Kupa e Gostivarit në Mërgim 2026” në Zvicër

Me sukses të plotë u realizua turneu tradicional në futboll të vogël “Kupa e Gostivarit në Mërgim 2026”, i cili u mbajt në Wettingen të Zvicrës, nën organizimin e Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, transmeton Gazeta Flaka

Ky turne përbën një nga ditët më të rëndësishme dhe më festive për mërgatën shqiptare të Gostivarit, duke mbledhur bashkatdhetarë nga Zvicra, Italia, Gjermania, Austria, si dhe nga vendlindja. Për të tretin vit me radhë, ngjarja sportive u ndoq dhe u përjetua me interes të madh nga publiku i gjerë.

Fituesit e turneut për vitin 2026 janë:

  • Vendi i parë: Shoqata Tërnova
  • Vendi i dytë: Shoqata Humanitare Forina – Zvicër
  • Vendi i tretë: Shoqata Xhemil Islami – Raven
  • Vendi i katërt: Shoqata Strajani i Bashkuar

Për herë të parë këtë vit u ndanë edhe çmime individuale. Lojtari më i mirë u shpall Sali Fazliu nga Shoqata Tërnova, ndërsa titulli portieri më i mirë i takoi Dashmir Sejfulit nga Shoqata Humanitare Forina – Zvicër.

Organizatorët shprehën falënderime të veçanta për ekipin vullnetar të Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, për sponsorët dhe sipërmarrësit gostivaras që mbështetën këtë aktivitet, si dhe për 17 shoqatat pjesëmarrëse, të cilat u paraqitën me dinjitet dhe korrektësi.

Një moment i veçantë i turneut ishte prania e ish-futbollistit të mirënjohur dhe ish-kampionit të botës, Shkodran Mustafi, i cili erdhi enkas nga Gjermania për të ndarë çmimin kryesor për fituesin e vendit të parë.

Në turne morën pjesë edhe përfaqësues institucionalë, mes tyre kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, kryetari i Këshillit Komunal, Valdet Xhaferi, si dhe ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri, të cilët u nderuan me mirënjohje nga organizatorët.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i Unionit të Shoqatave Shqiptare të Gostivarit në Mërgim, Kasam Selimi, u shpreh se turneu dëshmoi edhe një herë forcën e bashkimit dhe frymën pozitive të mërgatës, duke shpresuar që aktivitete të tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Ky ishte turneu i tretë radhazi i organizuar nga shoqatat e Gostivarit në mërgim, ndërsa fitues i dy edicioneve të mëparshme ka qenë Shoqata Xhemil Islami e fshatit Raven.

71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Shkurt, 2026 12:17
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?