Superylli portugez Cristiano Ronaldo është rikthyer dhe do të jetë sërish i gatshëm për Al Nassr, pas mungesës në ndeshjet e fundit.
Sipas raportimeve, Ronaldo kishte vendosur të qëndronte jashtë skuadrës përkohësisht pas zhvillimeve të fundit lidhur me menaxhimin e buxheteve dhe transferimeve nga Public Investment Fund (PIF), që ka ndikim të drejtpërdrejtë në klubet kryesore të Arabisë Saudite.
Megjithatë, situata tashmë është qetësuar dhe kapiteni portugez do të jetë pjesë e skuadrës për sfidën e së shtunës kundër Al Fateh. Ai do të udhëtojë me ekipin dhe pritet të jetë një opsion për trajnerin në këtë përballje të rëndësishme.
Rikthimi i Ronaldos konsiderohet një lajm i madh për Al Nassr, që synon të ruajë ritmin në garën për titull në kampionatin saudit.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
13 Shkurt, 2026 20:33
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.