A është e dëmshme të flesh me televizion ndezur?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Shkurt, 2025 08:39

A është e dëmshme të flesh me televizion ndezur?

Kur bëhet fjalë për zakonet e të fjeturit, ka disa njerëz që flenë me televizor të ndezur por ka edhe nga ata që nuk e bëjnë këtë.

Grupi i parë betohet për ndikimin që ka televizor për t’i vënë në gjumë, ndërsa për grupin e dytë nuk ndodh e njëjta gjë.

Cila prej metodave është ajo e duhura për t’u njdekur?

Së pari, a ka përfitime të flesh me TV të ndezur?

Për disa njerëz, të bien në gjumë me televizorin ndezur është një pjesë e domosdoshme e ritualit të tyre të natës.

Kjo metodë i ndihmon të largojnë stresin e ditës dhe të çlodhen, thonë ekspertët e shëndetit.

Tingulli i televizorit gjatë gjumit shërben si një zhurmë e këndshme dhe ngushëlluese që mund të mbysë zhurmat e tjera si për shembull ato të trafikut rrugor.

Këto janë disa arsye që shpjegojnë pse disa njerëz i zë gjumi me televizorin ndezur.

Si gjumi me televizorin ndezur mund të jetë i dëmshëm?

Megjithatë, dremitja me televizorin ndezur mund t’ju prishë gjumin.

Televizorët dhe pajisjet e tjera elektronike, lëshojnë dritë blu, e cila mund të prishë gjumin, ritmet cirkadiane dhe ekuilibrin hormonal.

Kjo sepse drita blu bllokon prodhimin e melatoninës në trupin tuaj, një hormon që ndihmon në rregullimin e ritmit tuaj cirkadian dhe ndihmon me gjumin.

Gjithashtu kur shikoni një shfaqje televizive para gjumit, ka të ngjarë të qëndroni zgjuar deri në orët e vona.

Por kur qëndroni zgjuar deri vonë dhe nuk flini mjaftueshëm, ju mund të bëheni të ndjeshëm ndaj një sërë problemesh që lidhen me shëndetin.

Sipas ekspertëve të tilla mund të jenë një rrezik më i madh për depresion, diabet dhe probleme kardiovaskulare.

Jo vetëm që televizori para gjumit ju mban zgjuar deri vonë, por gjithashtu mund të shkaktojë shqetësime gjatë gjumit.

Për shembull, nëse ju zë gjumi duke parë një film horror, imazhet mund t’ju ndjekin në ëndrrat tuaja dhe të shkaktojnë makthe.

Herë të tjera, shkak për prishjen e gjumit mund të jetë edhe ndryshimi i papritur volumit.

Këto ndërprerje të shpeshta të gjumit mund të ndikojnë në funksionimin tuaj të përditshëm.

Si përfundim të flesh me TV ndezur nuk është diçka e mirë.

23
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 15 Shkurt, 2025 08:39
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
23
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?