A hidraton njësoj uji i gazuar me ujin e zakonshëm? Ja përgjigjja
Një studim i mëhershëm ka sugjeruar se njeriu duhet të konsumojë rreth tetë gota ujë në ditë për të ruajtur hidratimin e duhur të organizmit, megjithëse disa ekspertë rekomandojnë edhe sasi më të larta në varësi të aktivitetit fizik dhe kushteve klimatike.
Një nga pyetjet më të shpeshta lidhet me dallimin mes ujit mineral dhe ujit natyral kur bëhet fjalë për hidratimin e trupit. Sipas ekspertëve, të dyja llojet e ujit janë njësoj efektive në hidratim.
Uji i gazuar përmban dioksid karboni, i cili mund të jetë natyral ose i shtuar gjatë procesit të karbonizimit. Ky proces krijon bikarbonate dhe karbonate, por nuk ndikon në mënyrë të rëndësishme në aftësinë e trupit për t’u hidratuar.
Megjithatë, tek disa persona, uji i gazuar mund të shkaktojë ndjesi fryrjeje, gjë që mund të ndikojë në sasinë e lëngjeve që konsumojnë gjatë ditës. Për këtë arsye, specialistët rekomandojnë që zgjedhja mes ujit të gazuar dhe atij pa gaz të bazohet kryesisht në preferencën personale.
Në përfundim, ekspertët theksojnë se si uji mineral ashtu edhe ai natyral kontribuojnë në mënyrë të barabartë në hidratimin e trupit, ndaj konsumimi i ujit të gazuar është plotësisht i sigurt për shëndetin.
Flaka
















