A ndihmon bananja në dobësim apo shtim peshe? Ja çfarë thonë ekspertët
Bananja konsiderohet një nga frutat më të dobishme për organizmin dhe shpesh quhet “burim natyral energjie” për shkak të vlerave të saj ushqyese.
Sipas specialistëve të ushqyerjes, bananja është e pasur me karbohidrate, fibra, vitamina dhe minerale, ndërsa nuk përmban yndyrë. Një frut mesatar përmban rreth 108 kalori dhe mund të jetë një zgjedhje e shëndetshme për konsum mes vakteve.
Ekspertët theksojnë se bananja ndihmon në mbajtjen e energjisë gjatë ditës dhe mund të jetë e dobishme për personat që merren me aktivitet fizik, veçanërisht para stërvitjes, pasi rrit qëndrueshmërinë dhe forcën e trupit.
Gjithashtu, ky frut ndihmon në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak tek personat me indeks të ulët glikemik dhe mund të shërbejë si alternativë e shëndetshme ndaj ushqimeve të ëmbla.
Megjithatë, nutricionistët rekomandojnë konsum të moderuar, pasi përdorimi i tepërt mund të rrisë marrjen e karbohidrateve. Konsumimi i një bananeje në ditë konsiderohet i shëndetshëm dhe nuk shkakton shtim në peshë, përkundrazi mund të mbështesë një dietë të ekuilibruar.
Bananja mbetet një nga frutat më të rekomanduara për një stil jetese aktiv dhe të shëndetshëm.
Flaka
















