Mesfushori francez Adrien Rabiot ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer te Juventusi, vetëm pak muaj pas largimit nga Torino. Sipas raportimeve, në orët e fundit ai ka zhvilluar një bisedë direkte me drejtorin sportiv Giorgio Chiellini, duke i ofruar shërbimet e tij “Bianconerëve”.
Rabiot, aktualisht pjesë e Olympique Marseille, është vendosur në listën e largimeve nga klubi francez pas një konflikti të brendshëm në dhomat e zhveshjes. Lojtari 30-vjeçar ka qenë pjesë e Juventusit për pesë sezone, duke fituar disa trofe dhe duke u bërë një nga figurat kyçe të mesfushës.
Drejtuesit e Juventusit po e marrin në konsideratë ofertën e tij, megjithëse prioritet mbetet afrimi i mesfushorit të Brighton, Matt O’Riley, si zëvendësues i mundshëm për Douglas Luiz, i cili pritet të transferohet te Nottingham Forest.
Mbetet për t’u parë nëse rikthimi i Rabiot në Allianz Stadium do të bëhet realitet para mbylljes së merkatos.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
22 Gusht, 2025 14:45
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.