Ahmeti kërkon përkrahjen e Ramës për Marrëveshjen e Ohrit

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Qershor, 2025 23:57

Ahmeti kërkon përkrahjen e Ramës për Marrëveshjen e Ohrit

Në kuadër të Konferencës për Bashkimin Europian që po mbahet në Shkup, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, zhvilloi një takim vëllazëror dhe politik me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, njofton Flaka

Ahmeti theksoi rëndësinë e përbashkët të integrimit europian për vendet e rajonit, duke deklaruar se Shqipëria është në një rrugë të pakthyeshme drejt BE-së, ndërsa Maqedonia e Veriut nuk mund të mbetet jashtë këtij procesi.

“E ardhmja europiane e rajonit është e përbashkët, nuk ka ndarje në këtë proces”, u shpreh Ahmeti.

Në fokus të diskutimeve ishin:

  • Kërcënimet serioze ndaj Marrëveshjes së Ohrit;
  • Marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoninë e Veriut;
  • Forcimi i raporteve bilaterale mes Shkupit dhe Tiranës.

Ahmeti e përshkroi takimin si një bisedë të sinqertë dhe të thellë politike, ku theksi u vu në barazinë dhe përfshirjen, si shtylla themelore për një të ardhme të përbashkët në Bashkimin Europian.

Në fund, ai falënderoi Kryeministrin Edi Rama për mbështetjen e vazhdueshme që i jep çështjes shqiptare dhe rrugës europiane të Maqedonisë së Veriut. Flaka

777
SONDAZHI

Cili është lideri juaj i preferuar?

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Qershor, 2025 23:57
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
777
SONDAZHI

Cili është lideri juaj i preferuar?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?