Akullore me vlera ushqyese? Shkencëtarët gjejnë zgjidhjen te qumështi i pelës

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Gusht, 2024 14:12

Akullore me vlera ushqyese? Shkencëtarët gjejnë zgjidhjen te qumështi i pelës

Industria e akulloreve do të pësojë një ndryshim rrënjësor. Shkencëtarët e West Pomeranian University of Technology në Poloni kanë arritur të shndërrojnë qumështin e pelës në kos dhe akullore probiotike.

Qasja e re është një metodë për të krijuar alternativa më të shëndetshme dhe të ushqyeshme ëmbëlsirash të ngrira.

Rezulton se qumështi i pelës ështtë një superushqim. Përbërja e tij është e ngjashme me qumështin e njeriut, çka e bën më të lehtë për t’u tretur dhe përthithur. Ka më pak yndyrë se qumështi i lopës por është i pasur me vitamina, minerale dhe lëndë ushqyese që ndihmojnë sistemin imunitar dhe shëndetin e zorrëve. Kjo tregon se qumështi i pelës mund të jetë një kandidat shumë i mirë për ushqime që jo vetëm kanë shije të mirë, por kanë edhe përfitime për organizmin.

Ekspertët nuk provuan të bënin vetëm akullore. Ata prodhuan edhe kos të ngrirë dhe akullore sinbiotike. Kosi i ngrirë është një akullore që përmban bakteret e mira të kosit (probiotikë). Akullorja sinbiotike i  kombinon këto të fundit me fibrat që i ushqejnë (prebiotëikët).

Probiotikët janë bakteret që përmirësojnë tretjen, forcojnë imunitetin dhe ndikojnë gjendjen emocionale. Duke përdorur një ushqim si akullorja që e duan të gjithë, shkencëtarët sjellin një opsion që kënaq shqisat tona dhe përmbush nevojat e trupit.

Shkencëtarët testuan katër lloje akulloresh të prodhuara me qumështin e pelëës. Rezultatet ishin premtuese. Jo vetëm që ruajtën një nivel të mirë proteinash, yndyre dhe lëndësh ushqyese, por kishin edhe shije të mirë. Akulloret ishin kremoze dhe me një shije të lehtë e të këndshme që u pëlqye nga pjesëmarrësit./tvklan.al

45
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Gusht, 2024 14:12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
45
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?