Alonso kërkon më shumë presion nga Mbappé dhe Vinícius – suksesi varet prej tyre
Një nga problemet kryesore të sezonit të kaluar për Real Madridin ishte mungesa e presionit nga linja e parë e sulmit, çka ndikoi në humbje të rëndësishme si ajo ndaj PSG-së në Kupën e Botës për Klube. Me ardhjen e Xabi Alonsos si trajner, vëmendja është përqendruar te Kylian Mbappé dhe Vinícius Júnior, dy yjet që pritet të përmirësojnë ndjeshëm fazën e presionit dhe rikuperimit të topit.
Sipas The Athletic, mënyra se si këta dy lojtarë do t’i përgjigjen kërkesave taktike të Alonsos për presion të lartë dhe disiplinë mbrojtëse, mund të përcaktojë suksesin e projektit të tij te “Los Blancos”.
Alonso ka paralajmëruar se nuk do të ketë trajtim të veçantë për askënd:
“Mbappé, Vinícius dhe Bellingham duhet të ndihmojnë në mbrojtje nëse duam të fitojmë trofe”.
Statistikat e sezonit të kaluar:
- Mbappé: 44 gola, por vetëm 0.6 rikuperime mesatare për ndeshje
- Vinícius: 22 gola, 19 asistime, por shpesh i kritikuar për angazhim mbrojtës
Alonso ka nisur një rindërtim dyvjeçar, ku kërkon balancë mes talentit dhe disiplinës kolektive, duke përfshirë edhe biseda të drejtpërdrejta me lojtarët për rolet e tyre në fazën pa top.
Flaka
















