Trajneri i Manchester United, Rúben Amorim, ka reaguar pas humbjes minimale 0-1 ndaj Arsenalit në ndeshjen hapëse të sezonit Premier League 2025/26. Pavarësisht rezultatit, Amorim u shpreh i bindur se skuadra e tij ishte më e mirë në fushë dhe se performanca e lojtarëve ishte për t’u duartrokitur.
“Sot mendoj se ishim skuadra më e mirë. Lojtarët tanë mund të fitojnë çdo ndeshje në Premier League,” tha Amorim për Tribuna.com.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Riccardo Calafiori pas një dalje të pasigurt të portierit Altay Bayındır. Amorim kritikoi vendimin e gjyqtarit për lejimin e golit, duke e cilësuar si “të çuditshëm” dhe të ndikuar nga një faull i padënuar.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
17 Gusht, 2025 21:28
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.