Amorim një nga kandidatët kryesorë për stolin e Milanit, vendimi pritet së shpejti
AC Milan po vazhdon kërkimet për trajnerin e ri dhe emri i Rúben Amorim mbetet një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e kuqezinjve për sezonin e ardhshëm.
Sipas raportimeve të fundit, drejtuesit e Milanit kanë intensifikuar kontaktet me disa kandidatë gjatë ditëve të fundit, ndërsa Amorim dhe Matthias Jaissle konsiderohen si favoritët në garë për postin e trajnerit.
Megjithëse në ditët e fundit është raportuar për një marrëveshje të mundshme me Oliver Glasner, burimet bëjnë të ditur se ende nuk ka asgjë konkrete. Trajneri austriak vazhdon të presë një përgjigje nga Milani, pasi kontaktet e fundit mes palëve kanë ndodhur rreth dhjetë ditë më parë.
Në të njëjtën kohë, drejtuesit e klubit italian po punojnë edhe për përforcimin e strukturës menaxheriale, ku Markus Krösche i Eintracht Frankfurt mbetet kandidati i preferuar për një rol kyç në drejtimin e klubit.
Vendimi për trajnerin e ri pritet të merret së shpejti, ndërsa tifozët e Milanit presin të mësojnë se kush do të jetë njeriu që do të udhëheqë skuadrën në projektin e ri sportiv.
Flaka
















