Arne Slot shpërthen pas humbjes ndaj Brighton: Modeli ynë nuk kuptohet në Angli
Trajneri i Liverpool, Arne Slot, ka reaguar me tone të forta pas humbjes 2-1 në ndeshjen e fundit, duke folur hapur për modelin e klubit dhe pritshmëritë e larta që e shoqërojnë ekipin.
Slot theksoi se në Angli ekziston një perceptim i ndryshëm për mënyrën si klubet ndërtojnë skuadrat, duke nënvizuar se jo të gjithë e kuptojnë strategjinë e Liverpoolit. Sipas tij, ndryshe nga klubet që vetëm blejnë lojtarë për të forcuar skuadrën, Liverpool operon me një model tjetër, që përfshin edhe shitje të rëndësishme.
“Askush nuk dëshiron ta shohë këtë dhe askush nuk dëshiron ta kuptojë”, deklaroi trajneri, duke shtuar se shpesh nuk përmendet fakti që klubi ka realizuar shitje të konsiderueshme lojtarësh, ndërsa përforcimet nuk kanë qenë gjithmonë të mundshme për shkak të kushteve të tregut.
Ai përmendi gjithashtu disa emra lojtarësh si Jeremie Frimpong dhe Giorgi Mamardashvili si afrime që i japin skuadrës alternativa, por pranoi se pritshmëritë mbeten të larta pas suksesit të sezonit të kaluar.
Në fund, Slot u tregua kritik edhe ndaj vetes dhe ekipit: “Nuk është mjaftueshëm mirë. Pavarësisht justifikimeve që mund të jap, rezultatet nuk janë në nivelin e duhur.”
Flaka
















