Arsenal është shumë pranë kompletimit të një prej transferimeve më të rëndësishme të kësaj merkatoje. “Topçinjtë” kanë arritur marrëveshje verbale me Newcastle United dhe me vetë Bruno Guimarães për transferimin e mesfushorit brazilian.
Sipas raportimeve, marrëveshja është arritur për një shumë prej 75 milionë paundësh, ndërsa kontrolli mjekësor i lojtarit pritet të zhvillohet gjatë kësaj jave, përpara se ai të firmosë kontratën afatgjatë me klubin londinez.
Trajneri Mikel Arteta e kishte identifikuar prej kohësh Guimarães si një nga objektivat kryesorë për forcimin e mesfushës dhe kishte insistuar për afrimin e tij. Kushtet personale mes palëve ishin dakorduar që në muajin qershor, ndërsa tani mbetet vetëm zyrtarizimi i transferimit.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, Bruno Guimarães do të bëhet një nga përforcimet më të bujshme të Arsenalit për sezonin e ri, me synimin për të luftuar për trofetë në Angli dhe në Evropë.
Flaka
Media Sociale
Ndani këtë artikull
Botuar nga Drin Zenku
5 Gusht, 2026 13:19
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.