Arsenal ëndërron Vinícius Jr, por transferimi mund të thyejë rekordin britanik

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 27 Korrik, 2026 20:32

Arsenal ëndërron Vinícius Jr, por transferimi mund të thyejë rekordin britanik

Arsenal është i gatshëm të tentojë një nga transferimet më të mëdha në historinë e futbollit britanik. Sipas gazetarit të BBC-së, Sami Mokbel, trajneri Mikel Arteta e ka vendosur Vinícius Jr si objektivin numër një të merkatos së verës.

Raportimet bëjnë të ditur se, për të bindur Real Madridin të heqë dorë nga ylli brazilian, “Topçinjtë” do të duhet të thyejnë rekordin britanik të transferimeve, i cili aktualisht qëndron në 125 milionë paund (150 milionë euro).

Edhe pse Vinícius ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij me Real Madridin, besohet se klubi spanjoll do të kërkojë një shumë edhe më të lartë për kartonin e tij.

Megjithatë, brenda Arsenalit mbizotëron bindja se operacioni është jashtëzakonisht i vështirë. Burime pranë lojtarit gjithashtu kanë lënë të kuptohet se një transferim në “Emirates” nuk do të ishte i lehtë për t’u realizuar.

Ndërkohë, Real Madrid nuk dëshiron ta humbasë Vinícius Jr me parametra zero në verën e ardhshme. Bisedimet për rinovimin e kontratës pritet të rifillojnë në ditët në vijim, sapo sulmuesi brazilian të rikthehet nga pushimet.

Flaka

422
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 27 Korrik, 2026 20:32
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
422
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?