Arsenal planifikon investime të mëdha në merkato, Arteta kërkon përforcime në disa pozicione
Arsenal po përgatitet për një merkato vere shumë aktive, me qëllim forcimin e skuadrës në disa reparte kyçe për sezonin e ardhshëm.
Sipas raportimeve të fundit, klubi londinez pritet të investojë fuqishëm në disa pozicione, duke përfshirë një sulmues krahu, një mbrojtës të djathtë, një mesfushor dhe një sulmues qendre. Ky plan vjen si pjesë e strategjisë së re për ta çuar ekipin në një nivel më të lartë konkurrues.
Trajneri Mikel Arteta dhe drejtori sportiv Andrea Berta kanë nisur tashmë punën e brendshme për identifikimin e objektivave kryesorë të merkatos, me synimin për të bërë investime të rëndësishme gjatë verës.
Pas disfatës në finalen e Champions League, Arteta ka theksuar se skuadra duhet të tregojë ambicie më të madhe nëse dëshiron të arrijë një nivel tjetër të suksesit. Ai ka nënvizuar se vendimet e rëndësishme do të merren shpejt dhe me shumë kujdes për të forcuar ekipin.
Arsenal pritet të jetë një nga klubet më aktive në tregun e transferimeve këtë verë, ndërsa emrat e mundshëm për përforcime mbeten ende të hapur.
Flaka












