Arsenali përgatitet për çerekfinalen e Champions League ndaj Sporting CP
Arsenali është gati për ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League, ku do të përballet me Sporting CP në Estádio José Alvalade në Lisbonë.
Trajneri Mikel Arteta konfirmoi se disa lojtarë të rëndësishëm nuk janë ende gati:
“Bukayo Saka dhe Jurrien Timber nuk kanë udhëtuar me ekipin, nuk janë ende gati. Shpresojmë që ata të jenë të disponueshëm për fundjavën nëse gjithçka shkon mirë.”
Përkundër sfidës së vështirë, Arteta shtoi:
“Kur shikon se çfarë kanë bërë ata, veçanërisht në shtëpi, mënyrën se si janë sjellë këtë sezon të Champions, e dimë vështirësinë e ndeshjes. Kjo është arsyeja pse e duam edhe më shumë.”
Trajneri spanjoll foli edhe për Viktor Gyökeres, i cili do të përballet me ish-klubin:
“Mendoj se është shumë i emocionuar. Është plot mirënjohje për kohën e tij këtu. Mund ta kuptosh nga mënyra se si flet për klubin, lojtarët, stafin, të gjithë përreth klubit.”
Arteta shtoi se i kishte kërkuar Gyökeres informacione mbi Sporting:
“Sigurisht që i kërkova, vetëm për të kuptuar dinamikën, kulturën këtu dhe për të pasur më shumë informacion rreth tyre që mund ta përdorim në favorin tonë. Ata kanë shumë cilësi dhe rekordi që kanë në shtëpi është thjesht i pabesueshëm.”
Flaka
















