Arsyet pse duhet të konsumoni lulelakrën

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Shkurt, 2025 10:05

Arsyet pse duhet të konsumoni lulelakrën

Dietologët dhe ekspertët e shëndetit e kanë cilësuar gjithmonë lulelakrën si nga produktet bimore më të mira. E pasur me vitaminë C dhe thuajse zero gramë yndyra apo sheqer, brokoli vjen me një sërë përfitimesh shëndetësore, nga mbrojtja nga kanceri deri tek përmirësimi i shëndetit mendor.

Ndihmon për rënien në peshë
Një studim i vitit 2015 nga Shkolla e Shëndetit Publik T.H. Chan në Universitetin e Harvardit ka zbuluar se konsumi i lulelakrës ndihmon në rënien në peshë. Frutat dhe perimet në përgjithësi ndihmojnë për t’u dobësuar, megjithatë njerëzit që konsumojnë fruta dhe perime pa niseshte, si lulelakër, thjerrëza apo mollë, mund të heqin më shpejt kilet e tepërta. Shkencëtarët thonë se kjo ndodh sepse ushqimet pa niseshte kanë përmbajtje më të ulët të glicemikës, që rrit nivelet e sheqerit në gjak.

Ul rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve degjenerative të trurit
Një studim i vitit 2011, i botuar tek revista “Frontiers in Aging Neuroscience”, tregon se ushqimet e pasura me vitaminë E, si lulelakra, ndihmojnë për të ulur rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve neurodegjeneratve, si alzheimeri ose parkinsoni.

Zhbllokon arteriet
Konsumimi i lulelakrës mund të mbrojë pjesën e brendshme të arterieve. Hulumtuesit shkencorë kanë zbuluar se një proteinë është pasive tek disa pjesë të arterive, duke i cenuar nga sëmundje të ndryshme.

Pas disa eksperimenteve që kryen tek minjtë, shkencëtarët zbuluan se një përbërës kimik i quajtur ‘sulforafane’, që gjendet në mënyrë natyrale tek perime si lulelakra, mund të stimulojnë këtë proteinë dhe sigurojnë mbrojtje tek arteriet. Duke konsumuar lulelakër, ju pastroni njëkohësisht arteriet dhe ulni rrezikun për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru.

Ul rrezikun e zhvillimit të kancerit
Një studim i vitit 2007 ka zbuluar se një dietë e pasur në lulelakër dhe brokoli mund të ulë në mënyrë drastike gjasat për zhvillimin e kancerit të prostatës tek meshkujt.Ekspertët tek Instituti Kombëtar Amerikan i Kancerit në Maryland monitoruan 29 mijë meshkuj për një periudhë 4-vjeçare, ku vëzhguan mënyrën e ushqyerjes dhe i kontrolluan rregullisht për shenja të kancerit të prostatës.

Në fund të studimit ata zbuluan se meshkujt që konsumonin lulelakër dy herë në javë ulën rrezikun e zhvillimit të kancerit të prostatës me 52%. Studimi zbuloi gjithashtu se frutat dhe perimet e tjera nuk kanë të njëjtin efekt si lulelakra.

Mbron shëndetin mendor
Lulelakra është e pasur në një lëndë ushqyese e quajtur “kholine”, që është shumë e rëndësishme për zhvillimin mendor duke qenë se ndihmon për mbrojtjen e membranave qelizore. Një studim i vitit 2014, i publikuar tek revista ‘Neurophysiology’, zbuloi se prezenca e kësaj lënde ushqyese ndikon në zhvillimin mendor dhe njohës gjatë periudhës së shtatzënisë.

125
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 14 Shkurt, 2025 10:05
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
125
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?