ASH: Në vend të punësimeve, VLEN përjashton 8 shqiptarë nga Shtëpia e Shëndetit në  Kërçovë

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Korrik, 2025 20:42

ASH: Në vend të punësimeve, VLEN përjashton 8 shqiptarë nga Shtëpia e Shëndetit në  Kërçovë

Aleanca për Shqiptarët dënon aktin e paprecedentë të shkarkimeve politike që po ndodhin në institucionet shëndetësore nën drejtimin e kuadrove të VLEN-it. Rasti i fundit vjen nga Shtëpia e Shëndetit në Kërçovë, ku drejtori i sapoemëruar, Dr. Valon Sadiku – me urdhër politik të ministrit digjital Azir Aliu dhe drejtuesve të VLEN-it – ka larguar nga puna tetë të punësuar shqiptarë vetëm për shkak të bindjeve të tyre politike.

Këto veprime jo vetëm që janë të turpshme dhe të papranueshme, por tregojnë fytyrën e vërtetë të një subjekti që në emër të “ndryshimit”, po instalon përjashtimin dhe hakmarrjen politike si standard pune. Ironikisht, VLEN nuk sjell punësime të reja për shqiptarët – përkundrazi, edhe aty ku ka shqiptarë të punësuar, i largon.

Tetë të punësuarit e përjashtuar kanë kërkuar kthimin e menjëhershëm në vendet e tyre të punës, ndërkohë që janë të vendosur të ndjekin rrugët ligjore dhe demokratike, përfshirë edhe protestën publike, nëse padrejtësia nuk korrigjohet.

Aleanca për Shqiptarët do të qëndrojë fuqishëm në krah të çdo qytetari të përjashtuar për shkak të bindjeve politike dhe u bën thirrje institucioneve të drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe shoqërisë civile të reagojnë ndaj këtij abuzimi të pastër me pushtetin, thonë nga ASH ku paraqesin edhe pëlqimet nga Ministria e Financave. Flaka

276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Korrik, 2025 20:42
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?