ASH: Pozita e zëvendësministrit e zbrazët – shqiptarët të lënë pas dore në Mbrojtje

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Gusht, 2025 12:57

ASH: Pozita e zëvendësministrit e zbrazët – shqiptarët të lënë pas dore në Mbrojtje

Me daljen e Aleancës për Shqiptarët nga qeveria dhe braktisjen e koalicionit VLEN, vendi i zëvendësministrit në Ministrinë e Mbrojtjes mbetet vakant. Edhe pas katër muajsh, në këtë ministri vazhdon diskriminimi i thellë ndaj shqiptarëve, ndërsa askush nuk po i mbron interesat e tyre.

“VLEN nuk ka arritur të plotësojë vendin që i takonte Aleancës për Shqiptarët, kurse ministri i VMR-DPMNE-së po ndjek një agjendë antishqiptare, duke e zhveshur institucionin e sigurisë nga elementi shqiptar. Gjatë kësaj periudhe, nga gjithsej 120 vendime për emërime në pozita të nënoficerëve, vetëm 14 janë dhënë për shqiptarë. Ky është një tregues i qartë se komuniteti shqiptar është i lënë pas dore dhe nuk ka kush ta mbrojë,” thonë nga Aleancës për Shqiptarët e Arben Taravarit.

Ai shtoi: “Parashtrohet pyetja: a e humbi VLEN këtë pozicion dhe a do të emërohet së shpejti ndonjë kuadër maqedonas, si Petar Bogojevski, i cili i quan ushtarët e UÇK-së ‘banda terroriste’? Ku mbeti Arben Fetai, i cili dikur thirrej në emër të Aleancës për Shqiptarët dhe që humbi dhjetëra pozicione në qeveri?”

Aleanca për Shqiptarët kërkon përgjegjësi dhe transparencë nga Qeveria dhe VLEN për diskriminimin e vazhdueshëm të shqiptarëve në Ministrinë e Mbrojtjes. “Është e papranueshme që në digasterin e mbrojtjes të gjitha këto anomali, në një shtet që është anëtare e NATO-s,” thanë nga Aleanca për Shqiptarët. Flaka Media

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 20 Gusht, 2025 12:57
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?