ASH: Projektligj pa asnjë mbrojtje për minorenët, por vetëm për oligarkët e bixhozit

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Korrik, 2025 08:44

ASH: Projektligj pa asnjë mbrojtje për minorenët, por vetëm për oligarkët e bixhozit

Aleanca për Shqiptarët shpreh shqetësim të thellë për draftligjin e ri për lojërat e fatit online, i cili po përgatitet në mënyrë të njëanshme nga Ministria e Financave nën drejtimin e qeverisë së VMRO-DPMNE-së, jashtë dijenisë së grupimit VLEN, pa transparencë dhe pa përfshirjen e përfaqësuesve të komuniteteve më të prekura nga fenomeni i varësisë ndaj bixhozit, përfshirë komunitetin shqiptar. 

VLEN duket se është pajtuar në heshtje me versionin e ligjit të përgatitur nga VMRO-DPMNE, me kushtin e vetëm që të sigurojë hisen e vet në këtë industri fitimprurëse që po zhvillohet në kurriz të qytetarëve. Në vend se të mbrojë interesin publik dhe të kundërshtojë zgjerimin e bixhozit online, VLEN po tregohet e gatshme të bëhet pjesë e një skeme që thellon varfërinë, të rrit varësinë ndaj lojërave të fatit dhe shkatërron strukturën sociale të familjeve shqiptare.
Drafti i propozuar, në vend që të fokusohet në mbrojtjen e të miturve, parandalimin e varësisë dhe garantimin e sigurisë sociale, krijon infrastrukturë ligjore për shtrirjen e mëtejshme të industrisë së bixhozit online në vend. Mungesa e masave të qarta për identifikimin dhe përjashtimin e të miturve, mungesa e një sistemi për vetëpërjashtim, si dhe reklamat e pakontrolluara në hapësirat digjitale, dëshmojnë për një qasje që nuk synon mbrojtjen e qytetarit, por përfitimin financiar të industrisë.

Për më tepër, në këtë proces nuk është përfshirë asnjë përfaqësues i Aleancës për Shqiptarët dhe as ndonjë organ apo organizatë që merret me shëndetin mendor, edukimin, mbrojtjen e fëmijëve apo parandalimin e varësive. Një ligj i tillë nuk mund të hartohet në fshehtësi dhe pa debat publik, ndërkohë që pasojat do të bien drejtpërdrejt mbi familjet tona dhe mbi rininë shqiptare.

Aleanca për Shqiptarët konsideron se projektligji në fjalë është i dëmshëm dhe kërkon vendosjen e një regjistri kombëtar të vetëpërjashtimit, për të ndihmuar ata që vuajnë nga varësia ndaj bixhozit, ndalimin e plotë të reklamimit të lojërave të fatit online gjatë gjithë ditës në televizion, radio dhe internet, verifikim të fortë elektronik për të miturit, përmes identifikimit dixhital të detyrueshëm për çdo përdorues, dhe mbi të gjitha, përfshirjen e shoqërisë civile, ekspertëve të shëndetit mendor dhe komuniteteve fetare në rishikimin e këtij ligji.

Aleanca për Shqiptarët nuk do të heshtë përballë një ligji që cenon drejtpërdrejt mirëqenien shoqërore dhe hap rrugë për normalizimin e bixhozit online si mënyrë jetese për të rinjtë. Bixhozi nuk është digjitalizim, dhe ligji nuk mund të bëhet për llogari të interesave të ngushta financiare në dëm të brezit të ardhshëm, përfundon kumtesa nga Aleanca për Shqiptarët. Flaka

42

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 7 Korrik, 2025 08:44
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
42

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë