Asnjë madrilen në kombëtaren e Spanjës, vendim që trondit tifozët

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 25 Maj, 2026 14:27

Asnjë madrilen në kombëtaren e Spanjës, vendim që trondit tifozët

Për herë të parë në histori, Real Madrid nuk do të ketë asnjë lojtar të përfshirë në skuadrën e Spanjës për Kupën e Botës.

Vendimi i trajnerit të Spanjës, Luis de la Fuente, ka shkaktuar shumë reagime në mediat spanjolle dhe mes tifozëve, duke qenë se Real Madridi tradicionalisht ka pasur gjithmonë lojtarë në përfaqësuesen spanjolle në turnetë madhorë.

Tekniku spanjoll komentoi situatën duke deklaruar:
“Nuk shikoj klubin e asnjë lojtari”, duke lënë të kuptohet se përzgjedhjet janë bërë vetëm mbi bazën e formës dhe meritës individuale.

Ky moment konsiderohet historik për futbollin spanjoll, pasi “Los Blancos” kanë qenë prej dekadash një nga furnizuesit kryesorë të kombëtares së Spanjës.

Mungesa e lojtarëve madrilenë në Botëror tregon edhe ndryshimet e mëdha që po ndodhin në futbollin spanjoll, me klubet e tjera që po prodhojnë gjithnjë e më shumë talente për kombëtaren.

Flaka

292

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 25 Maj, 2026 14:27
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
292

Si po i përballoni shpenzimet mujore për shkak të rritjes së çmimeve?

 

  • DritonZenku
    Shkollat po mbyllen, fshatrat po zbrazen: alarmi demografik në Maqedoninë e Veriut