“Balancuesi”, nesër do të gjendet para gjykatësve kushtetuese

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Shtator, 2024 19:25

“Balancuesi”, nesër do të gjendet para gjykatësve kushtetuese

Gjykata Kushtetuese të mërkurën do të vendosë nëse ndaj nismës për balancuesin do të hapet procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë ose jo. Në rast se gjykata vendos të hap lëndën dhe të procedon, gjykatësit do të referojnë më ngritjen e dyshimeve për bazën kushtetuese të mekanizmit të balancuesit. Faza kritike për rrëzimin e mundshëm të këtij mekanizmi fillon vetëm pasi gjykata të nisë procedurën e vlerësimit.

Nisma daton nga formati i vjetër i Komisionit Shtetëror për parandalimin e korrupsionit. Më 11 janar të këtij viti, komisioni kishte marrë për bazë dyshimet për keqpërdorimin e këtij mekanizimi gjatë procedurave të punësimit, përkatësisht deklarimin e rrejshëm të përkatësisë etnike. Në mesin e arsyeve ish anti-korrupsionerët kanë vlerësuar se efekti i balancuesit ishte pozitiv, por nëpër institucione shtetërore ka rritur pa nevojë numrin e të punësuarve duke mbipopulluar institucionet shtetërore dhe administratën.

VMRO-DPMNE-ja kishte propozuar abrogimin e balancuesit në programin zgjedhor. Hristijan Mickoski kishte deklaruar se abrogimi është kërkesë e BE-së. Nga koalicioni VLEN kanë deklaruar se balancuesi nuk abrogohet por avancohet me një ligj të veçantë për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Keqpërdorimi i këtij mekanizimi ishte evidentuar edhe në raportin e fundit të Avokatit të Popullit. /Alsat.mk

240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 17 Shtator, 2024 19:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
240
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?