Barcelona dhe Spotify rinovojnë marrëveshjen deri në 2030
FC Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht rinovimin e marrëveshjes së sponsorizimit me gjigantin e muzikës Spotify, duke e zgjatur bashkëpunimin deri në vitin 2030. Sipas kontratës së re, Barça do të përfitojë €65 milionë në vit për logon në fanellat e ndeshjeve dhe €10 milionë shtesë për logon në fanellat e stërvitjes, duke e çuar totalin në €75 milionë në vit.
Një pjesë e rëndësishme e marrëveshjes është edhe ruajtja e emrit “Spotify Camp Nou” deri në vitin 2034, duke e lidhur stadiumin legjendar me markën më të madhe të muzikës në botë. Ky bashkëpunim, i nisur në vitin 2022, ka sjellë projekte inovative që bashkojnë futbollin dhe muzikën, përfshirë fanella speciale me artistë botërorë dhe aktivitete për tifozët.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, e ka cilësuar këtë marrëveshje si një hap strategjik për të ardhmen e klubit, duke theksuar rëndësinë e saj në periudhën e transformimit të Espai Barça dhe rikthimit të skuadrës në “Spotify Camp Nou” pas rinovimit.
Ky është një nga kontratat më të mëdha të sponsorizimit në futbollin botëror, që i garanton Barcelonës stabilitet financiar dhe një partneritet global me ndikim kulturor.
Flaka
















