Barcelona i thotë lamtumirë Inigo Martinezit pas dy sezoneve

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Gusht, 2025 21:52

Barcelona i thotë lamtumirë Inigo Martinezit pas dy sezoneve

FC Barcelona ka konfirmuar largimin e mbrojtësit Inigo Martinez, duke i dhënë fund një periudhe dy-vjeçare të mbushur me përkushtim dhe sukses. Në një komunikatë zyrtare, klubi katalanas e ka falënderuar për profesionalizmin dhe kontributin e tij me fanellën blaugrana.

“Faleminderit për gjithçka, Iñigo” – thuhet në deklaratën e klubit, duke nënvizuar përpjekjet dhe angazhimin e tij gjatë dy sezoneve.

Martinez, i cili iu bashkua Barçës në vitin 2023, luajti 71 ndeshje, prej të cilave 61 si titullar, duke shënuar 3 gola dhe dhënë 5 asiste. Në sezonin e parë nën drejtimin e Xavi Hernández, ai u aktivizua në 25 ndeshje, ndërsa në sezonin e dytë u bë pjesë kyçe e formacionit të Hansi Flick, me 46 paraqitje.

Largimi i tij lidhet me një klauzolë kontraktuale që i mundësonte të largohej si lojtar i lirë në rast të një oferte të përshtatshme nga një klub saudit. Ai pritet t’i bashkohet Al Nassr, ku do të ribashkohet me Cristiano Ronaldo dhe Joao Felix.

Flaka

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 9 Gusht, 2025 21:52
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?