Barcelona përfiton dëmshpërblim nga FIFA pas dëmtimit të Frenkie de Jong

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 24 Korrik, 2026 19:56 Përditësuar

Barcelona përfiton dëmshpërblim nga FIFA pas dëmtimit të Frenkie de Jong

Barcelona pritet të përfitojë një kompensim financiar nga FIFA pas dëmtimit të Frenkie de Jong gjatë angazhimit me Kombëtaren e Holandës.

Sipas rregullave të Programit për Mbrojtjen e Klubeve të FIFA-s, klubet mund të marrin dëmshpërblim kur një lojtar dëmtohet gjatë detyrave ndërkombëtare dhe mungesa e tij tejkalon 28 ditë.

Në rastin e De Jong, Barcelona do të përfitojë rreth 20.548 euro për çdo ditë mungesë, ndërsa shuma totale varet nga kohëzgjatja e rikuperimit. Nëse mesfushori holandez do të qëndrojë jashtë fushave për 5 deri në 6 muaj, kompensimi për klubin katalanas mund të jetë rreth 3 deri në 4 milionë euro.

De Jong pësoi dëmtimin gjatë grumbullimit me Holandën, ndërsa Barcelona po monitoron me kujdes rikuperimin e tij, pasi ai është një nga lojtarët kryesorë të skuadrës.

Programi i FIFA-s ka për qëllim të mbrojë klubet nga humbjet financiare kur lojtarët e tyre pësojnë dëmtime serioze gjatë angazhimeve me kombëtaret.

Flaka

393
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 24 Korrik, 2026 19:56 Përditësuar
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
393
SONDAZHI

A duhet vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?