Barcelona shkatërron FC Seoul – Yamal dhe Torres në super formë

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 31 Korrik, 2025 17:59

Barcelona shkatërron FC Seoul – Yamal dhe Torres në super formë

Barcelona, nën drejtimin e Hansi Flick, ka dhënë sinjale të forta në prag të sezonit të ri, duke mposhtur FC Seoul me rezultatin spektakolar 3-7 në stadiumin “Seoul World Cup Stadium”.

Në pjesën e parë, katalanasit dominuan me lojtarë si Pedri, Frenkie de Jong dhe një Lamine Yamal në super formë. Yamal shënoi dy gola, asistoi indirekt për golin e Lewandowskit dhe elektrizoi publikun me paraqitjen e tij.

FC Seoul reagoi me dy gola nga Young-Woo Cho dhe Yazan Al-Arab, duke barazuar përkohësisht në 2-2, por Yamal riktheu avantazhin me një perlë personale për 2-3.

Në pjesën e dytë, Ferran Torres realizoi dy gola, ndërsa Christensen dhe Gavi shtuan nga një gol secili. Seoul shënoi edhe një herë përmes Han-Min-Yung, por nuk arriti të rihapte ndeshjen.

Flick eksperimentoi me formacionin, duke aktivizuar lojtarë të rinj si Gerard Martín, Hèctor Fort, Casadó dhe Fermín, ndërsa Joan Garcia mori minutat si portier.

Barcelona e mbyll fazën përgatitore në Azi me dy fitore dhe 11 gola të shënuar. Yamal konfirmon statusin e “yllit të ardhshëm”, ndërsa Flick po ndërton një skuadër me thellësi dhe alternativa të shumta.

Flaka

113
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 31 Korrik, 2025 17:59
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
113
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?