Bastoni i hap derën Barcelonës, gati të nisin negociatat

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 28 Mars, 2026 19:14

Bastoni i hap derën Barcelonës, gati të nisin negociatat

Mbrojtësi italian Alessandro Bastoni ka dhënë dritën jeshile për një transferim të mundshëm te FC Barcelona. Sipas raportimeve të MARCA, lojtari ka shprehur gatishmërinë që klubi katalanas të nisë negociatat me Inter Milan.

Barcelona po kërkon përforcime në repartin defensiv dhe Bastoni konsiderohet si një nga opsionet kryesore për të ardhmen. Qendërmbrojtësi i Interit ka qenë një nga shtyllat kryesore të skuadrës italiane në sezonet e fundit, duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane.

Megjithatë, arritja e një marrëveshjeje nuk pritet të jetë e lehtë, pasi Interi e vlerëson lart kartonin e lojtarit dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga një prej futbollistëve më të rëndësishëm në skuadër.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse Barcelona do të ndërmarrë hapa konkretë dhe do të paraqesë një ofertë zyrtare për të bindur klubin zikaltër të lejojë largimin e Bastonit.

Flaka

71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 28 Mars, 2026 19:14
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
71
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?