BDI: Fund i turpshëm i një mandati të dështuar në Çair

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2025 09:56

BDI: Fund i turpshëm i një mandati të dështuar në Çair

Komuna e Çairit me vetëm tre kilometra katrorë, por shtëpi për mbi 60.000 qytetarë, është shndërruar në simbol të krimit urban dhe abuzimit institucional, reaguan sot nga BDI: Për vite me radhë, mijëra metra katrorë gjelbërim janë zhdukur për t’i hapur rrugë ndërtimeve të paligjshme dhe korruptive, transmeton Flaka

Kumtesa:

Kjo komunë, ndër më të dendurat në Europë, është bërë një nga më të ndoturat dhe më të pabanueshmet në vend.

Zbulimet e fundit për qindra ndërtesa të ndërtuara mbi dokumente të falsifikuara, të ekspozuara publikisht, tregojnë për përmasat e skandalit dhe rrezikun real që iu kanoset jetës së banorëve.

Kjo është përmbyllja e turpshme e një mandati të karakterizuar nga korrupsioni, ndotja, ndërtimet e paligjshme dhe rrëmbimi i së ardhmes së fëmijëve tanë.

Por shpresa po vjen. Brenda pak muajsh, kjo e keqe që pengoi të ardhmen e Çairit do të largohet, dhe një kapitull i ri, i mbushur me dinjitet, gjelbërim dhe shpresë, do të hapet për të gjithë qytetarët tanë”, reaguan nga BDI. Flaka

Flaka
Botuar nga Flaka 29 Maj, 2025 09:56
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Flaka Media