BDI: Modeli i Ri – Si po përdoren partitë shqiptare në qeveri për të çmontuar barazinë!

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Qershor, 2025 08:14

BDI: Modeli i Ri – Si po përdoren partitë shqiptare në qeveri për të çmontuar barazinë!

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar me shqetësim ndaj, siç e quan, “fushatës së orkestruar dhe të porositur” kundër procesit të regjistrimit të popullsisë, duke akuzuar VLEN-in si instrument në duart e VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM-it, për realizimin e një skenari të rrezikshëm që synon të rrënojë themelet e shtetit multietnik.

“Kjo strategji është trishtuese dhe e paprecedentë në historinë e pluralizmit në vend,” – thuhet në reagimin e BDI-së.

Sipas partisë, është hera e parë që partitë maqedonase po përdorin partitë shqiptare si ‘mashë’ politike për të përgatitur terrenin për ndërhyrje institucionale që dëmtojnë drejtpërdrejt të drejtat e shqiptarëve.

Model i rrezikshëm që po përsëritet

Në kumtesën zyrtare, BDI përshkruan një model veprimi që tashmë është bërë rregull:

  1. Fillimisht, parti të vogla shqiptare relativizojnë ose kritikojnë një shtyllë të Marrëveshjes së Ohrit;
  2. Më pas, VMRO-DPMNE dhe aleatët e saj e përdorin këtë si bazë për sulm politik dhe institucional.

“Kështu ndodhi me Balancuesin: u quajt me ‘defekte’, pastaj u shfuqizua.
Kështu ndodhi me gjuhën shqipe: u përkufizua si ‘gjuhë e përkthyer’, dhe më pas u sulmua ligji,” – përkujton BDI.

Tani, sipas tyre, është vënë në shënjestër procesi i regjistrimit të popullsisë. Sipas BDI-së, krijimi i narrativës se regjistrimi ka qenë i manipuluar, ka për qëllim delegjitimimin e të dhënave zyrtare dhe hapjen e rrugës për ndërhyrje të reja nga VMRO dhe ZNAM.

Thirrje për vetëdijësim dhe rezistencë qytetare

BDI u bën thirrje qytetarëve shqiptarë dhe gjithë aktorëve të përgjegjshëm në vend që të kuptojnë rrezikun e këtij modeli të ri politik që, siç thuhet në deklaratë, “prodhon ndasi, mohim dhe tension”.

“BDI do të qëndrojë në mbrojtje të barazisë, të drejtës për përfaqësim dhe të vlerave që buruan nga Marrëveshja e Ohrit, dokument që garanton paqen,” – thekson më tej partia.

Në përfundim, BDI denoncon këtë strategji të mirëkoordinuar si sulm të drejtpërdrejtë ndaj barazisë etnike, demokracisë funksionale dhe marrëdhënieve ndëretnike në vend. Flaka

42

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Flaka
Botuar nga Flaka 30 Qershor, 2025 08:14
Të drejtat autoriale dhe përdorimi i përmbajtjes Disa nga imazhet e publikuara në portal janë siguruar nga burime të ndryshme në internet dhe konsiderohen se i përkasin domenit publik. Në rast se ndonjë person ose subjekt pretendon të drejtën e pronësisë mbi to, Flaka Media është e gatshme të bëjë citimin përkatës të autorit ose, sipas kërkesës, ta largojë menjëherë imazhin nga portali. Marrja, kopjimi, riprodhimi, shpërndarja apo publikimi i paautorizuar i teksteve, fotografive, videove dhe çdo përmbajtjeje tjetër autoriale që përbën pronësi intelektuale të Flaka Media, pa pëlqimin paraprak me shkrim të redaksisë, ndalohet rreptësisht. Çdo shkelje e të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Flaka Media rezervon të drejtën të kërkojë kompensim financiar për dëmin e shkaktuar dhe të ndërmarrë procedurat përkatëse ligjore ndaj shkelësve. Për çdo ripublikim ose shfrytëzim të përmbajtjes autoriale të Flaka Media, është i detyrueshëm sigurimi i pëlqimit paraprak me shkrim nga redaksia. Në rastet kur jepet leja për ripublikim, duhet të vendoset në mënyrë të qartë burimi dhe një lidhje aktive (link) që orienton lexuesit drejt artikullit origjinal në faqen zyrtare të Flaka Media. Përmbajtjet reklamuese dhe materialet e publikuara përmes platformës MGID nuk janë nën administrimin dhe përgjegjësinë editoriale të redaksisë së Flaka Media. Arkivi i portalit ruhet për një periudhë prej dy vjetësh nga data e publikimit të lajmit.
42

A ndodhet Maqedonia e Veriut në një krizë të thellë ekonomike, politike dhe sociale?

Voto edhe...
3
Flaka

Çfarë dëshironi të lexoni apo shikoni në Flaka më së tepërmi?

NDRYSHE

NDRYSHE

    No posts where found

Lexo më shumë