BDI: Tabela njëetnike në hyrje të Strugës , një tjetër provokim i qëllimshëm ndaj shqiptarëve

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Korrik, 2025 08:29

BDI: Tabela njëetnike në hyrje të Strugës , një tjetër provokim i qëllimshëm ndaj shqiptarëve

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër vendosjen e tabelave rrugore njëetnike në hyrje të Strugës, si provokim i hapur ndaj shqiptarëve dhe bashkëjetesës në vend.

Kur një qeveri vendos që në një qytet si Struga, të instalojë shenja rrugore vetëm në gjuhën maqedonase, nuk është gabim teknik. Është mesazh. Është provokim. 

Përjashtimi i gjuhës shqipe, përjashtimi i shqiptarëve nga institucionet, mohimi i vlerave dhe kontributit të tyre,  janë kthyer në politikë zyrtare të kësaj qeverie monoetnike.

Kush ka interes nga kjo linjë e pafund përuljeje dhe tensionimi? Kujt i shërben përplasja ndëretnike? A është kjo çmimi për pjesëmarrjen në projektin e ashtuquajtur “bota serbe”?

Ka një vijë që nuk duhet kaluar. Dhe kjo qeveri po e kalon çdo ditë.

BDI kërkon menjëherë rivendosjen e tabelave në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën. Respekti për gjuhën shqipe  është e drejtë kushtetuese dhe vlerë themelore e rendit shumëetnik të këtij shteti.

Shqiptarët nuk do të heshtin përballë fshirjes së gjuhës së tyre nga hapësira publike.

276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 1 Korrik, 2025 08:29
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
276
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?