Bernardo Silva drejt Real Madridit, portugezi pranon kontratën dyvjeçare
Real Madridi është shumë pranë finalizimit të një prej transferimeve më të bujshme të verës. Sipas raportimeve të fundit, mesfushori portugez Bernardo Silva ka pranuar kushtet e ofruara nga Real Madrid dhe është gati të firmosë një kontratë dyvjeçare me opsion rinovimi.
Burimet bëjnë të ditur se klubi madrilen i ka dërguar tashmë lojtarit kontratën zyrtare për të shmangur çdo surprizë të mundshme në fazën përfundimtare të negociatave. Transferimi konsiderohet pothuajse i mbyllur, ndërsa pritet vetëm zyrtarizimi nga palët.
Një rol të rëndësishëm në këtë operacion raportohet se ka pasur trajneri José Mourinho, i cili ka insistuar për afrimin e mesfushorit portugez, duke e konsideruar atë si një përforcim ideal për skuadrën.
Pas viteve të suksesshme me Manchester City, Bernardo Silva duket se është gati për një aventurë të re në karrierë. Me cilësitë e tij teknike, vizionin në lojë dhe eksperiencën në nivelet më të larta të futbollit europian, ai pritet të sjellë më shumë kreativitet dhe fleksibilitet në mesfushën e klubit madrilen.
Tashmë mbetet të shihet vetëm momenti i firmës dhe prezantimit zyrtar, me tifozët e Real Madridit që presin me entuziazëm ardhjen e yllit portugez në Bernabéu.
Flaka












