Besiktasi hidhet në sulm për 3 herë fituesin e Championsit 

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Korrik, 2024 13:25

Besiktasi hidhet në sulm për 3 herë fituesin e Championsit 

Besiktasi nuk ka ndërmend të ndalet në merkato. Pasi përforcuan sulmin me Ciro Immobilen, drejtuesit e klubit turk po tentojnë një afrim nga PSG.

Objektivi i madh është Marco Asensio, i cili verën e kaluar u transferua si lojtar i lirë nga Reali i Madridit te kampionët e Francës.

Sulmuesi i djathtë nuk ka arritur të përshtatet mirë në Francë, teksa ka hasur vështirësi të shumta për të fituar një fanellë titullari.

28-vjeçari ka kërkuar largimin nga kryeqyteti francez, dëshirë të cilën tekniku Luis Enrique ia ka pranuar.

Dhe karriera mund të vijojë te Besiktasi, skuadër ku bëjnë pjesë edhe shqiptarët Ernest Muçi dhe Milot Rashica.

Bardhezinjtë nga Stambolli, të cilën i sigurojnë një fanellë titullari “xholit” ofensiv, do të provojnë huazimin e tij.

Së shpejti do të nisin bisedimet mes palëve. PSG kërkon para të thata dhe shitjen e Asensios, por mund të pranojë edhe huazimin me detyrim blerjeje nga Besiktasi.

Për një shumë që duhet përcaktuar ende. Kartoni i futbollistit nga Mallorca vlerësohet rreth 20-25 milionë euro.

45
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 22 Korrik, 2024 13:25
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
45
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?