Biletat për Zvicër – Kosovë dalin në shitje – ja si t’i siguroni

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 31 Korrik, 2025 17:46

Biletat për Zvicër – Kosovë dalin në shitje – ja si t’i siguroni

Federata e Futbollit e Zvicrës ka njoftuar se nga sot kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen mes Zvicrës dhe Kosovës, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026.

Ndeshja do të zhvillohet më 5 shtator, në orën 20:45, në stadiumin St. Jakob-ParkBazel, një nga impiantet më të mëdha në Zvicër.

Biletat mund të blihen vetëm online përmes faqes zyrtare www.ticketmaster.ch. Çmimet variojnë nga 25 CHF për të rinjtë deri në 135 CHF për vendet premium. Fëmijët nën 6 vjeç nuk paguajnë biletë, por nuk kanë vend të dedikuar.

Në çmimin e biletës përfshihet edhe transporti publik falas në rajonin e Bazelit, nga tre orë para ndeshjes deri tre orë pas përfundimit.

Kosova është pjesë e Grupit B, së bashku me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë. Kjo përballje është e veçantë, pasi dy kombëtaret janë takuar edhe më parë në kualifikimet për Euro 2024, ku të dyja ndeshjet përfunduan në barazim.

Sektorët për tifozët e Kosovës janë të dedikuar dhe biletat për ta do të shpërndahen përmes Federatës së Futbollit të Kosovës, ndërsa pjesa tjetër mund të blihet në sektorët publikë.

Flaka

113
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 31 Korrik, 2025 17:46
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
113
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?