Blinken: Sulmi i Izraelit ndaj shkollës në Gaza tregon urgjencën për arritjen e armëpushimit

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Shtator, 2024 20:02

Blinken: Sulmi i Izraelit ndaj shkollës në Gaza tregon urgjencën për arritjen e armëpushimit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se sulmi që ushtria e Izraelit kreu ndaj shkollës në kampin e refugjatëve Nusseirat në pjesën qendrore të Rripit të Gazë, ku janë të strehuar civilë të zhvendosur, tregon edhe një herë urgjencën për arritjen e armëpushimit, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate nga Departamenti amerikan i Shtetit, Blinken ndodhet në Poloni në kuadër të një vizite zyrtare, ku ka mbajtur fjalim në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e jashtëm polak, Radoslaw Sikorski, në kryeqytetin Varshavë.

Sekretari Blinken foli për vrasjen e gjashtë punonjësve të OKB-së në sulmin e ushtrisë izraelite ndaj shkollës në kampin e refugjatëve Nusseirat në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, që i përket Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) dhe në të cilën janë të strehuar civilë të zhvendosur.

Blinken tha se është thelbësore të mbrohen dhe të lehtësohen aktivitetet e punonjësve të ndihmës humanitare në Gaza dhe në mbarë botën.

Duke thënë se zonat e ndihmave humanitare duhet të mbrohen, Blinken theksoi: “Ne vazhdojmë ta diskutojmë këtë çështje me Izraelin. Në të njëjtën kohë, ne vazhdojmë të shohim që Hamasi fshihet në këto zona, për të kryer operacionet e tij dhe për të krijuar një kërcënim të vazhdueshëm. Gjithashtu shikojmë që i ka nën kontroll këto zona dhe i përdor në mënyra të ndryshme”.

Kjo situatë nënvizon edhe një herë urgjencën e arritjes së armëpushimit në Rripin e Gazës, deklaroi Blinken, i cili shtoi: “Sepse kjo është mënyra më e mirë për të siguruar që ne të kemi një zonë të vërtetë të mbrojtur në gjithë Gazën”.

Izraeli goditi të njëjtën shkollë për të pestën herë

Në deklaratën e bërë nga Drejtoria e Mbrojtjes Civile në Rripin e Gazës, thuhet se 18 persona humbën jetën, mes tyre gra dhe fëmijë, ndërsa u plagosën 18 të tjerë në sulmin e kryer më 11 shtator ndaj shkollës Al-Jaouni të UNRWA-së në kampin e refugjatëve Nusseirat në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, në të cilën janë strehuar civilë të zhvendosur.

Në deklaratë thuhet se ky ishte sulmi i pestë që ushtria izraelite ka kryer ndaj së njëjtës shkollë.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, njoftoi se në sulm u vranë gjashtë punonjës nga personeli i OKB-së.

112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Driton Zenku
Botuar nga Driton Zenku 13 Shtator, 2024 20:02
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
112
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?