Brokoli, si ndihmon në luftën kundër qelizave tumoriale

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 11 Shkurt, 2025 18:13

Brokoli, si ndihmon në luftën kundër qelizave tumoriale

Organizmi i njeriut është i pajisur me mekanizma të caktuar të cilat nëse funksionojnë siç duhet mund të luftojnë qelizat tumorale.

Këto mekanizma ndikohen gjerësisht nga stili i jetesës dhe ushqyerja.

Së fundmi, shkencëtarët kanë zbuluar se brokoli, kalë dhe perime apo barishte të të njëjtit grupim botanik përmbajnë substanca të cilat fuqizojnë mekanizmat mbrojtës të organizmit.

Rëndësia e perimeve në betejën kundër kancerit

Kanceri formohet kur qeliza të caktuara dalin jashtë kontrollit duke pushtuar inde e organe.

Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se në vitin 2018, kanceri i morri jetën 9.6 milionë njerëzve.

Ekspertët kanë identifikuar plot 100 lloje të sëmundjes të cilat varen nga lloji i qelizës fillestare.

Nevojat për medikamente të reja dhe me çmim të lirë janë të mëdha.

Kohët e fundit, shkencëtarët kanë kthyer vëmendjen drejt botës së bimëve për të gjetur përbërës të caktuar që mund të luftojnë kancerin

Studime të mëparshme kanë zbuluar se lakra, kale, brokoli dhe lakrat e vogla kanë shumë përbërës të rëndësishëm që luftojnë kancerin në nivel qelizor.

Brokoli dhe kale të rëndësishëm kundër kancerit

Ekspertët thonë se brokoli dhe kale përmbajnë disa substanca të cilat mbajnë nën fre daljen nga kontrolli dhe shpërndarjen e qelizave kancerogjene në organet e trupit.

Këto substanca kanë efekt pengues të shpërndarjes së qelizave dhe ekspertët besojnë se duke shfrytëzuar këto përbërës, ata mund të krijojnë ilaçe të reja efikase kundër sëmundjes.

Përbërësit e perimeve të tilla, janë shumë efikase kundër kancerit të prostatës dhe të gjirit në veçanti.

Një prej tyre quhet sulforaphane i cili është përgjegjës për genet e njeriut duke fikur ato që rrisin predispozitat e sëmundjeve të rrezikshme.

Konsumi ditor i brokolit dhe perimeve të tjera është shumë i rëndësishëm për organizmin.

Veç të tjerash, brokoli është shumë i pasur me vitaminat C dhe K të cilat janë të rëndësishme për lëkurën, zemrën, trurin dhe kockat.

Një filxhan me brokoli ofron 80 miligramë vitaminë C dhe 93 mikrogramë vitaminë K. /AgroWeb.org/

8
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

Drin Zenku
Botuar nga Drin Zenku 11 Shkurt, 2025 18:13
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
8
SONDAZHI

A e lejon legjislacioni aktual që studentët shqiptarë ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?