Bujar Osmani reagon pas deklaratës së ministrit Filkov: “Plani për shpërbërjen e Marrëveshjes së Ohrit”

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Gusht, 2025 12:12

Bujar Osmani reagon pas deklaratës së ministrit Filkov: “Plani për shpërbërjen e Marrëveshjes së Ohrit”

Pas deklaratës së Igor Filkov, ministrit të Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, për mundësinë e rishikimit të shumicës së Badenterit, Bujar Osmani, nënkryetar i BDI-së dhe kandidat aktual për kryetar të Çairit, reagoi fuqishëm në profilin e tij në Facebook.

Filkov në intervistën për të përjavshmen Focus tha:

“Shpresoj që deri në kohën kur të publikohet kjo intervistë, Kuvendi do ta ketë përfunduar tashmë punën e tij të brendshme dhe nuk do të lejojë që të krijohet një boshllëk ligjor. Por nëse kjo nuk ndodh, atëherë po abuzohet përdorimi i shumicës Badenterit. Nëse po, atëherë ndoshta është koha të mendohet për nevojën e rishikimit të saj. Maqedonia duhet të ecë përpara.”

Reagimi i Osmanit thekson shqetësimin për të ardhmen e të drejtave të shqiptarëve:

Kjo konfirmon se plani për shpërbërjen e Marrëveshjes së Ohrit po zbatohet hap pas hapi,” shkruan Osmani.

Ky reagim vjen në një moment kur debatet për Badenterin dhe mekanizmat e garantimit të barazisë etnike janë në qendër të politikës maqedonase, duke reflektuar tensionet rreth ruajtjes së të drejtave të komunitetit shqiptar. Flaka Media

262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

Flaka
Botuar nga Flaka 21 Gusht, 2025 12:12
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin. Marrja e paautorizuar e teksteve dhe videove me të drejtë autoriale ose ndonjë përmbajtje të ngjashme pa pëlqimin paraprak me shkrim të Flaka Media do të konsiderohet shkelje e të drejtave autoriale dhe për këtë Flaka e ruan të drejtën të kërkojë kompensim përkatës monetar.Mosrespektimi dhe abuzimi i të drejtave autoriale dhe të drejtave simotër dënohet me ligj.Çdo marrje e paautorizuar, shfrytëzim, përdorim apo publikim i tekstit, fotografitë ose videot apo çfarëdo përmbajtje tjetër e ngjashme që paraqet pronësi të Flaka Media, pa pëlqim paraprak me shkrim nga redaksua, ndalohet rreptësisht dhe për të njëjtën paguhet kompensim përkatës financiar, për çka pronari ka të drejtë të nis procedurë përkatëse.Në rast të marrjes së teksteve autoriale dhe videove apo çfarëdo përmbajtje tjetër, në mënyrë të obligueshme nevojitet pëlqim paraprak nga Flaka Media dhe vendosje të linkut që do të çojë deri në web faqen e Flaka Media. Shkrimet nga MGID, nuk janë në menaxhim të redaksisë.
262
SONDAZHI

Nëse nesër mbahen zgjedhjet, kush i fiton?

  • 2,8 miliardë euro në bixhoz: simptomë e një shoqërie në pasiguri – Çfarë flet sociologjia për fenomenin?